27,11,2024

Kurti: Pa AAK-në e Nismën, Vetëvendosje nuk do të kishte sukses

Must Read

albin-kurti-foto-xhemail-sllovinja-18-650x358

Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i ftuar i Baton Haxiut në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Kurti duke folur për opozitën ka thënë se tri partitë opozitare i kishte bashkuar qëndrimi i përbashkët për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kishim një qëndrim të përbashkët karshi marrëveshjeve me Serbinë. Vetëvendosje ishte motor i opozitës, sepse dihet se çfarë subjekti jemi ne, por të vetëm s’do të arrinim suksesin që e patëm”.

Madje, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrinte e vetme të mbledhte masën e popullit në sheshin e Prishtinës në protestat që janë organizuar.

“AAK dhe NISMA-n i kishim partnerë të fuqishëm të bllokadës opozitare, për shkak se vetëm me Vetëvendosjen s’do të ishte e mundur hedhja e gazit lotsjellës, e po ashtu në protestën e nëntë Janarit, s’do të ishte e tërë ajo masë në sheshin e Prishtinës po të ishte Vetëvendosja e vetme”.

Faktin se opozita nuk është më e bashkuar, Kurti e cilëson si “mallkim”.

“Por, mesa duket, pas sukseseve patëm një mallkim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se marrëveshja për Asociacionin s’është në përputhje me frymën kushtetuese, ne e menduam opsionin e një liste të përbashkët, por s’ia arritëm”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img