29,04,2024

Aksident i rëndë nga shpejtësia e lartë, në gjendje të rëndë tre shqiptarë

Must Read

aksidenti-2-595x375

Tre të rinj shqiptarë janë aksidentuar në Castelraimondo, Itali. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, megjithëse asnjë prej tyre nuk është identifikuar. Shqiptarët janë të moshës nga 20-25 vjeç. Makina e tyre “Renault Clio” doli nga rruga dhe u përplas me një një pemë.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, që kishin ngecur mes pjesëve metalike të makinës.

Ata, u transportuan drejt spitalit në Camerino. Policia ka njoftuar se “më keq paraqitet gjendja e atij që ishte në sediljen e pasme, pas atij që ishte në timonin e mjetit”. Nga hetimet e para, shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtnin të rinjtë shqiptarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img