27,04,2024

Kosova e Maqedonia me bashkëpunim në fushën e transportit

Must Read

marrveshjaa

Komisioni i përbashkët teknik Kosovë-Maqedoni ka nënshkruar protokollin e përbashkët teknik mbi transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se ky protokoll është nënshkruar nga Burim Krasniqi, kryesues i delegacionit kosovar dhe Elena Angelovska – Atanasovska, kryesuese e delegacionit maqedonas, të cilët u zotuan për implementimin e legjislacionit kombëtar në fushën e transportit dhe u pajtuan për vazhdimin e negociatave për finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Të dyja palët i përgëzuan zhvillimet e transportit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e Transportit si dhe treguan gatishmëri reciproke për zgjedhjen e të gjitha çështjeve në këtë fushë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img