25,11,2024

Putin, Poroshenko flasin për shkëmbim të të burgosurve

Must Read

D581D57A-912B-442F-B6F9-60DA4C0F41E9_w1000_r1_s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar në telefon për fatin e të burgosurve të profilit të lartë, duke ngritur mundësinë e shkëmbimit të tyre.

Biseda është zhvilluar pasi Ukraina ka dënuar me burg dy ushtarë rusë, të cilët i ka shpallur fajtorë për disa krime, përfshirë terrorizmin.

Yevgeny Yerofeyev dhe Alexander Alexandrov janë akuzuar për përfshirje në konfliktin në lindje të Ukrainës, së bashku me rebelët pro-rusë.

Në anën tjetër, një gjykatë në Rusi ka dënuar, muajin e kaluar, me 22 vjet burgim piloten ukrainase, Nadiya Savchenko.

Ajo është kapur nga separatistët lindorë në vitin 2015 dhe është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar rëndë pas aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe pas mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur me homologun e tij të Ukrainës, Petro Poroshenko, të hënën në mbrëmje, ka thënë Kremlini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img