Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka theksuar se ne jemi të gatshëm që të ulemi me të tjerët, edhe me VV-në që të ulemi dhe ta zgjerojmë koalicionin.
“Kur ndërtohen koalicione parazgjedhore, gjithmonë ka kompromise”, tha Limaj në Interaktiv të KTV-së, raporton Gazeta Blic.
Limaj ka thënë se nuk ka frikë që Nisma do të shkrihet në AAK.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjë koalicion të tillë parazgjedhor. “Nodhte futja e disa emrave në lista, mirëpo nuk ka pasur koalicione të tilla”, tha ai.
Limaj ka thënë se nesër nëse do të mbaheshin zgjedhjet, AAK- Nisma do të dalin koalicioni i dytë.
“Sondazhet tona tregojnë ashtu”, ka thënë Limaj.