11,02,2026

A është diskutuar emri i Shpend Ahmetit për kryeministër? (Video)

Must Read

shpendi-780x439

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe organet e saj nuk është diskutuar që ai të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, ata kanë insistuar që postin e kryeministrit ta ketë VV-ja, dhe “pastaj janë organet e partisë ato që vendosin për emër”.

“Është e vërtetë që sekretari Molliqaj ka dalë dhe ka thënë se dy kandidatë për kryeministër janë: Visar Ymeri dhe Albin Kurti. Unë mendoj se edhe ai e ka gabim. Jo pse janë ata dy emra, por këtë organet e partisë duhet ta vendosin. Ky propozim ka qenë gjë e natyrshme për shkak se Visar Ymeri kryetar i partisë, derisa Albini, edhe pse është deputet, ai mbetet si lider i VV-së. Mendoj se ai e ka thënë prej atij aspekti”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8zaNmD4lKjc?feature=oembed]
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img