05,05,2024

Pupovci: Fajtor për dhunën mësimdhënësit, por edhe prindërit

Must Read

Dukagjin-Pupovci

Shoqëria kosovare ka ecur përpara në kuptimin e vetëdijes dhe gjykimit të sjelljes në shkollë, edhe të mësimdhënësve e edhe të nxënësve.

Kur qytetarët e shohin që një mësimdhënës e godet nxënësin, atë e konsiderojnë si sulm mbi nxënësin, e jo siç është konsideruar në të kaluarën – dënim. Por ne kemi prindër, të cilët edhe në sjellje jo të mira e mbështesin fëmijën e tyre. Ose edhe më keq, e mësojnë fëmijën që të bëjë vepra të këqija.

Dhe tek ne nuk ekzistojnë mekanizma që ndaj atyre prindërve të merret ndonjë masë, ka thënë në intervistën për “E diela me Kohën Ditore” eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Mësimdhënësi, sipas tij, nuk e gëzon respektin e nxënësve nëse atë nuk e fiton me punë. Kjo, për arsye se mësimdhënësit më nuk janë kategoria e vetme e shkolluar në Kosovë, siç ishin dikur. Pupovci ka thënë se masat ndëshkuese tani janë më të buta, por shkollat nuk i shfrytëzojnë sa duhet edhe mekanizmat që ekzistojnë për trajtimin e problemeve dhe dhunës nëpër shkollat e arsimit parauniversitar të Kosovës.

Vetë fakti që ne këto po i quajmë konflikte, e jo ndëshkim të nxënësit, tregon se kjo shoqëri ka ecur përpara në kuptimin e vetëdijes. Pra, thjesht, kur sot e shohim që një mësimdhënës e godet nxënësin, ne atë e konsiderojmë si sulm të tij mbi nxënësin, e jo siç është konsideruar në të kaluarën – dënim, ka thënë ndër të tjera profesor Dukagjin Pupovci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img