27,04,2024

Nis prishja e ndërtimeve që preken nga projekti i Unazës së Vogël në Tiranë

Must Read

sta311565645456

Nisin punimet për lotin e katërt të Unazës së Vogël.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, Tiranë”, Bashkia e Tiranës ka filluar prishjen e ndërtimeve pas 15-katëshit për t’i hapur rrugë edhe fazës së fundit të punimeve për projektin e Unazës së Vogël.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, deklaron se punimet për Unazën e Vogël do përfundojnë në një kohë sa më të shpejt. “Do përfundojmë në kohë rekord me Unazën që më pas të nisë puna 12-mujore për sheshin Skënderbej”.

Ndërkohë që një pjesë e banorëve kanë ndërmarrë vetë iniciativën për prishjen dhe çmontimin e objekteve të tyre.

Në total për këtë pjesë të Unazës parashikohen të prishen rreth 15 ndërtesa. Përfundimi i Unazës së Vogël parashikohet të ndodh para qershorit, kohë kur edhe do të nisin punimet për projektin e sheshit “Skënderbej”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img