Gazetari i Orient News, Ibrahim al-Kateb, ka pësuar dëmtime të mëdha pas një sulmi që pati nga një pjesë (shrapnel) e predhës së hedhur gjatë kohës kur ai po raportonte.
Në momentin e fatkeqësisë, ai po fliste para kamerës, kur po një moment, dëgjohet shpërthimi i predhës. Kamera ka rënë në tokë, ndërsa operatori është ngritur sërish në këmbë dhe ka xhiruar fytyrën e gazetarit të përfshirë në gjak.
Nga Orient News kanë bërë të ditur se gjendja e reporterit është normale pas marrjes së ndihmës në spital.
Ndërsa, raportohet se ky xhirim nuk është origjinal dhe se ka mundur të jetë një inskenim për ta dramatizuar situatën.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ovt8IOdMBiY]