29,04,2024

Mbi pesë policë janë lënduar mbrëmë, priten protesta të reja sot!

Must Read

Protesta-njerez-ne-Shkup-780x439

Më shumë se pesë policë u plagosën, dhe një protestues u arrestua gjatë protestës së mbrëmshme që u mbajt dje në Shkup kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit u përleshën me policinë në stacionin policor “Beko”. Ata u nisën në drejtim të ndërtesë së partisë në pushtet, por u ndaluan nga një kordon policor, kurse disa prej tyre hodhën vezë dhe gurë. Protestuesit kanë përsëritur kërkesat për heqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve, dorëheqjen e tij, shtyerjen e zgjedhjeve dhe për të formuar një qeveri teknike që do të zbatojë reforma dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhje të ndershme.

Nga 13 të arrestuar nga protesta e djeshme, dy kanë marrë kallëzime penale dhe 11 tjerë u liruan nga akuza për kundërvajtje.

Protesta të reja janë planifikuar edhe për sot, e mbështetur nga partitë opozitare, për shkak të vendimit të shpallur të kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, për nënshkrim tëzgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img