Aktivisti i shoqërisë civile, Yll Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është kundër futjes së mësim-besimit në shkolla – duke komentuar deklaratat e Petrit Selimit, që udhëheqë me Ministrinë e Jashtme, se do të ishte mirë që kjo të bëhej edhe në Kosovë.
Sipas Rugovës deklaratat e Selimit dhe Ramës mund të jenë të bëra për qëllime politike, njofton Klan Kosova.
“Në këtë situatë kurrfarë dobie nuk ka nëse e shtojmë një lëndë për fe në shkolla. Këtë deklaratë të Petrit Selimit e shoh si deklaratë për ta bartur vëmendjen në një situatë të rëndë politike”.
“Deklaratat janë politike, mendoj që ndoshta Edi Rama e ka kalkuluar se me një deklaratë të tillë mund të fitoj më shumë vota po spekuloj, nuk besoj që Edi Rama e përkrah njëmend këtë ide pasi i kam përcjellur më herët deklaratat e tij”.
Rugova ka theksuar se për eliminimin e ekstremizmit fetar duhet forcuar arsimimi, jo futja e mësim-besimit në shkolla.
“Nëse dëshirojmë ta heqim rrezikun e ekstremizmit fetar duhet ta forcojmë sistemin arsimor”