Një bar kafe i quajtur “Presidenti” është hapur në një vend në Siberi, i cili i kushtohet presidentit rus, Vladimir Putin. Në të është vendosur edhe një set fotografik të fëmijërisë së tij, deri në ardhjen në pushtet.
Por nuk është kjo e veçanta e këtij lokali. Ajo që bie në sy është se në tualetin e këtij lokali, letra higjienike është dizenjuar me fytyrën e presidentit amerikan Barack Obama.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është e pozicionuar në një cep të lokalit, e cila është portretizuar me mustaqe si Adolf Hitler. Gjithashtu një figurë tjetër e njohur që ka zënë vend në barin siberian është edhe kryeministri britanik, David Cameron.