27,11,2024

1400 euro është paga mesatare në AKP

Must Read

Agjencia-Kosovare-e-Privatizimit

258 punëtor të Agjencisë   Kosovare  të Privatizimit kanë shpenzuar për pagat e tyre për një vit 4 milionë e 321 mijë euro, paga mesatare na del të jetë 1395 euro në muaj.

Për mallra dhe shërbime menaxhmenti i AKP-së gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar 1 milion e 401 mijë euro.

Nga kjo kategori për shpenzime të udhëtimit janë shpenzuar 3,239 euro, për shpenzime të telekomunikimit janë shpenzuar 60,163 euro.

Në kategorinë buxhetore shpenzimet për shërbime gjatë vitit që lamë pas janë 602,854 euro, ku nga kjo kategori 13 mijë e 729 euro janë shpenzuar për shërbime të ndryshme intelektuale dhe këshillëdhënëse, 574 mijë euro për shërbime kontraktuese të tjera, etj. /shkruan gazeta Zeri/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img