24,11,2024

Krasniqi: Thaçi ka me qenë i keq si President, ashtu siç ishte i keq si kryetar i PDK-së dhe si Kryeministër!

Must Read

656X37372809krasniqi

Kemi pase mendue edhe ma heret me shkue ne zgjedhje, por zhvillimet politike sikur na merrnin shume kohe dhe mendoj qe e kemi gjete momentin ma te duhun me ba nji aktivitet me anetaresin, e ne te njajten kohe me i ba zgjedhjet ne Nisma, – tha i ftuem ne Rrokum Roll, Jakup Krasniqi.

“Na e kemi kryetarin, nese ka te interesuem mundemi me debatue”, u pergjigj Krasniqi ne pyetjen e moderatorit Jupollit se a ka me kandidue per kryetar te Nismes. Ai shtoi se drejtimi i partise kishte me i shkue ma shume gjeneratave te reja, ndersa tha se ai vet ka me vazhdue me aktivitetin qe e ka ba deri sot.

“Shtrimja jone s’asht rajonale, asht pothuejse ne tane Kosoven”, tha nder tjera Krasniqi, gjate diskutimin per partine Nisma per Kosoven.

Ne vazhdim te bisedes, Krasniqi tha se asht pengim i demokracise fakti qe ende ne vend nuk ka qene e mundun me u mbajte zgjedhje te lira, keshtu tue aludue se ka pase vjedhje te votave ne zgjedhjet e kalueme.

“Jam i bindun qe kemi pase fuqi politike ma te madhe se sa qe ka rezultue ne rezultatet zyrtare. Me kane thane njerezite e nji vendi se kane votue e ne ato kuti s’ka qene asnji vote per partien Nisma”, tha Krasniqi.

Tue thane se opozita e kalueme ka ba ma shume gare mes vete se me Qeverine, Krasniqi tha se Nisma ka qene balans i opozites se tanishme.

“Kemi qene unik dhe jemi unik. Ne planin e kundershtimeve opozita ka qene dhe ka me qene e bashkueme”, vleresoi ai.

E pse opozita s’asht ma e bashkueme, Krasniqi ia la fajin AAK’s e VV’s.

“Ndoshta s’asht dashte qe partite opozitare me i kerkue ndasite, sepse ato jane, por ka qene dashte me i kerkue ato qe i bashkon”, sugjeroi ai, kur foli per opoziten e bashkueme, per te cilen Krasniqi tha se u nda kur erdhi momenti me diskutue per listen e perbashket ne zgjedhjet e parakohshme.

“Na kemi thane kjartas se secila parti opozitare qe mendon me thirre proteste na kemi me shkue”, u pergjigj Krasniqi ne pyetjen se bashkimi i Nismas ne proteste te AAK’s, a domethane se jane ma afer AAK’s se VV’s.

Ne vazhdim, Krasniqi kallxoi qe ka qene ai qe e ka propozue listen e perbashket, planin e perbashket.

“Kemi mund me qene pjese e Qeverise, por s’kemi dashte, sepse ajo qe e kemi deshirue na asht – me ndryshe qeverisjen”, tha ai tue i permend ndryshimet qe ka qene dashte me ndodh, por qe simbas tij, nuk kane ndodh.

“Çka thone te tjeret asht diçka tjeter, na t’kishim dashte me qene pjese e kesaj forme te qeverisjes, na kemi pase oferte edhe nga PDK edhe nga LDK. Na mundemi me pase koalicion, por asnjihere me kete koalicon”, sqaroi Krasniqi.

Tue fole per marredhaniet me PDK’n, Krasniqi tha se me te tjeret s’ka pase problem, pos me tashma ish kryetarin e PDK’s Hashim Thaçin, qe simbas tij, s’ka dashte dhe s’ka dijte me qeverise.

“Kur ndahet buka … nuk bahet bashke ma”, e perkufizoi edhe njihere Krasniqi mundesine e koalicionit me PDK’n.

“Inaugurimi s’asht dashte me ndodh, se ne ato vende ku bahet inaugurimit me ceremoni, jane vende ku Presidenti zgjedhet nga qytetaret, e jo nga Kuvendi. E ka krye ceremonine ne nji shtet rrethim, e ne keto rrethana, tue u nise nga vetja, s’kisha me pranue nji ceremoni te tille qe s’asht e perfshime as ne Kushtetute”, komentoi inaugurimin e Presidentit Thaçi.

“S’ka pase shkelje te Kushtetues kur u zgjedh Thaçi President”, u shpreh i bindun Krasniqi.

“Na e kemi nji fat te keq, qe ne dy institucionet ma te nalta te vendit, i kemi dy persona qe nuk i kane krye detyrat e tyne paraprake mire. Nga nji qeverisje e keqe ne kryeqytet, Mustafa asht ba Kryeminister. E keqja asht qe Presidenti Thaçi ka qeverise dy mandate, une e them me pergjegjesi qe ka qeverise keq. Te na as zotni Thaçi e as Isa Mustafa nuk e kane nji rreth qe dojne me zhvillue vendin. Asht veshtire qe nga nji qeverisje jo e mire ta kemi nji President te mire! S’due me paragjyke, por veç fillimi me ceremoni, qe nuk kishte me i shkue nji Presidenti te zgjedhun ne Parlament, si dhe betimi i tij se ka me qene gardian i Kushtetutes kur ne kohen e tij u bane ma shume shkelje…nuk po mundem me prite shume gjana”, tha nder tjera Krasniqi, si arsye pse nuk pret pune te mire nga Presidenti.

https://youtu.be/s4hEAVlJTf4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img