Mënyra e raportimit të medieve serbe për Kosovën ishte temë diskutimi në panelin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Gjatë këtij diskutimit panelistët shfaqën kritika karshi medieve në Beograd, e specifikisht për mënyrën se si i qasen ato dialogut Kosovë-Serbi.
Ana Maria Enche nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tha se kanë bërë hulumtime për mënyrën e raportimit të medieve serbe për dialogun Kosovë Serbi.
Profesori i Shkencave Politike dhe analisti i marrëdhënieve Kosovë-Serbi Behlul Beqaj, ka thënë se në mediet serbe ka shumë censurë dhe se ato kanë mbetur në shërbim të shtetit.
Kurse, Budimir Niçiq nga Qendra e medieve ne Çagllavicë, ka thënë se është i pakënaqur me raportimet në mediet dhe se Prishtina po i bllokon proceset të cilat po i kalojnë serbët.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PlgrF1ZOKjI]