Marrëveshja e Stabilizim Asociimit i ka kthyer deputetët opozitar në Kuvendin e Kosovës. Pas një bojkoti të gjatë, ata sot kanë marr pjesë në mbledhjen konstituive të Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim, i cili do të kryesohet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Palë Lekaj ka dhënë shpjegimin pse i është kthyer punës së komisioneve.
Gjatë mbledhjes së Komisionit është miratuar Rregullorja e Punës, si dhe Draft Agjendën e takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2016, në Prishtinë.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=N9PidaixBgI]