27,08,2025

Prindërit nga Maqedonia e harrojnë vajzën në autostradë

Must Read

abandoned-girl-4275710-780x439

Një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare nga Maqedonia ka përjetuar një tmerr të vërtetë pasditen e së dielës në Gjermani. Fëmija ka qenë duke udhëtuar me prindërit e saj dhe një grup udhëtarësh me autobus, me ç`rast ishte harruar nga prindërit në një pushimore të autostradës.

Vajza ka qenë duke udhëtuar me një autobus nga Maqedonia në autostradën A8 në drejtim të Shtutgartit. Autobusi i stërmbushur ishte ndalur për një pauzë të shkurtër në pushimoren e autostradës „Fuchsberg“. Pas pushimit të shkurtër, udhëtarët kishin hipur në autobus duke vazhduar udhëtimin më tej. Gjatë kësaj, atyre u kishte rënë në sy se vajza që udhëtonte me prindërit e saj, mungonte. Sipas policisë gjermane, vajza është dashur të shikojë autobusin duke u larguar pa praninë e saj, shkruan Merkur.de.

Vetëm duke i falënderuar një vozitësi gjerman dhe pasi në autobus u hetua mungesa e vajzës, për të dhe prindërit e saj gjithçka përfundoi si është më së miri.
Një pjesëmarrës 35-vjeçar i komunikacionit nga rrethina e Shtutgartit, e kishte vërejtur vajzën duke vrapuar pas autobusit. Ai e mori nën përkujdesje vajzën përderisa kishte arritur policia e alarmuar, njofton telegrafi Maqedoni, përcjellë GazetaBlic.

Pak pas arritjes së policisë, në vendngjarje, kishte arritur edhe autobusi nga Maqedonia, kështu që prindërit përsëri e përqafuan vajzën e tyre. Pak pasi ishte nisur autobusi, prindërit e kishin vërejtur se vajza nuk gjendej me ta në autobus. Vozitësi i autobusit ishte kthyer menjëherë në daljen e parë të autostradës për në pushimore, transmeton Shtegu.com

Familja nga Maqedonia e kishte falënderuar policinë gjermane, e posaçërisht vozitësin 35-vjeçar i cili ishte përkujdesur për bijën e tyre. Ky i fundit ishte shokuar nga ngjarja, pasi shumica e pjesëmarrësve në komunikacion e kishin injoruar vajzën edhe pse e kishin parë duke vrapuar me lot në sy pas autobusit, përfundon raportin e saj policia gjermane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img