03,05,2024

Policia: Sheshel do të arrestohet nëse hyn në Kosovë

Must Read

shesheli-nena-690x380

Pas paralajmërimeve se Sheshel do të vijë sot në Mitrovicën e Veriut për të mbajtur fjalim në kuadër të një tubimi parazgjedhor, Policia thotë se ka një urdhër-arresti dhe është e vendosur ta zbatojë atë.

Zëvendës Drejtori rajonal i Veriut në Policinë e Kosovës, Besim Hoti, tha sot për KALLXO.com se në pikat kufitare me Serbinë, kreut të radikalëve serbë Vojislav Sheshel nuk do t’i lejohet hyrja.

Javën e kaluar, KALLXO.com raportoi për një vendim të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, që Vojislav Sheshel të shpallet person i padëshiruar në territorin e Kosovës.

Pas paralajmërimeve se Sheshel do të vijë sot në Mitrovicën e Veriut për të mbajtur fjalim në kuadër të një tubimi parazgjedhor, Policia thotë se ka një urdhër-arresti dhe është e vendosur ta zbatojë atë.

“Ne kemi një urdhër i cili ia ndalon hyrjen në Kosovë. Ai urdhër do të zbatohet nga zyrtarët policorë përgjegjës për pikat kufitare”, thotë Hoti.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Sheshel të hyjë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Por në këtë rast, sipas Hotit, ai do ta kryente një vepër tjetër penale dhe pjesëtarët e rendit do të duhet të intervenojnë sipas ligjit.

Sheshel është liruar para dy javëve nga akuzat për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë të ngritura nga prokuroria e Tribunali të Hagës për Krime të Luftës në ish- Jugosllavi. /Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img