23,08,2025

E kupton edhe Edita Tahiri: Serbia keqpërdori marrëveshjen për normalizim

Must Read

edita-650x358

​Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se zyrtarët e lartë serbë e kanë keqpërdorur marrëveshjen për normalizim ndërmjet dy vendeve duke bërë deklarata nacionaliste gjatë vizitave në Kosovë.
Tahiri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se këtë çështje do ta shtrojë në takimet e radhës me zyrtarët e BE’së.

Ajo ka thënë se në Kosovë nuk do të mbahet zgjedhjet e Serbisë sepse, sipas saj, nuk ka mundësi për një gjë të tillë as në baza ligjore e as në baza politike.

Ministrja Tahiri ka theksuar se në këtë fazë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet ekskluzivisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ferizajasi, kreu disa vjedhje nëpër banesa

I dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar të premten, pasi gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img