27,08,2025

Fillojnë punimet në zgjerimin e parkut të qytetit

Must Read

Kaçanik– Kanë filluar punimet në ndërtimin e Parkut të Qytetit- faza e dytë. Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e rregullt të ekzekutivit e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari i Komunës Remzi Elezi. Kryetari Ilazi fillimisht uroi Ukshin Qallakun për marrjen e detyrës së re, Ushtrues Detyre i Drejtorit për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke i dëshiruar atij suksese gjatë punës në vijim. 

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani tha se punimet tek Parku i Qytetit janë duke u zhvilluar normalisht dhe se tashmë është bërë pastrimi i terrenit dhe rrënimi i murit ndarës.
Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, njoftoi se Olimpiada e Kimisë në nivel komunal për klasat e IX-ta dhe X-ta do të mbahet me 16 Prill, ndërsa nga tre nxënës më të mirë nga klasat përkatëse IX dhe X do të marrin pjesë në Olimpiadën e Kimisë e cila do të mbahet në Kolegjin “ Mehmet Akif” me 15 maj.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se këtë javë KFOR-i polak do të ndihmoj disa familje skamnore me veshmbathje dhe pajisje shkollore për fëmijë. Drejtoresha Reka tha se këtë muaj furnizimi me barna ka qenë relativisht i mirë.
Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se shuma totale e realizuar e të hyrave vetanake komunale gjatë muajit mars ka qenë 46,026.28 nga të hyrat direkte dhe 1,325.00 nga të hyrat vetanake indirekte- gjobat e trafikut.
Ndërkohë, Menaxherja e Personelit Hidajete Guri tha se zyra e personelit është duke punuar në raportet lidhur me çështjet e personelit për Departamentin e Administrimit të Shërbyesve Civil pranë Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa sa i përket integrimeve evropiane është duke u punuar në hartimin e raportit tre mujor lidhur me Planin e Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img