29,04,2024

Messi apo Ronaldo – ky është futbollisti më i paguar në botë

Must Read

messi-ronaldo

Lionel Messi është futbollisti më i paguar në planet.

Me të ardhura vjetore prej 74 milionë eurove, ylli i Barcelonës Leo Messi vazhdon të mbetet futbollisti më i paguar në botë, përcjell Gazeta Blic nga “France Football”

Fitimet e Messit në vitin 2015 u rritën për nëntë milionë euro, duk bërë që 5 herë fituesi i Topit të Artë sërish të renditet sipër Ronaldos (67.4 milionë euro) dhe Neymarit (43.5 milionë euro).

Kjo top 3-she e futbollistëve më të paguar në botë ka tre vite që ndryshon.

Këto llogaritje të bëra nga revista “France Football” u bënë bazuar në pagat që lojtarët morën para taksave, dhe aty përfshihen edhe fitimet nga sponzorët dhe bonuset e ndryshme.

Për sa i përket trajnerëve, përkundër shkarkimit të tij nga Chelsea në dhjetor, Jose Mourinho ishte trajneri me fitimet më të mëdha vitin që shkoi me 24 milionë euro, ndërsa pas tij renditen Pep Guardiola dhe Fabio Capello. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img