
Kërkesën Kodheli ia ka përcjellë Ambasadorit francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi gjatë një takimi që pati me të pasditen e sotme, ku i ka kërkuar asistimin me ekspertë.
Ndërkohë gjatë paradites, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zhvilluan takim me efektivët e bazës ajrore në Farkë.
Ministrja premtoi zbardhje të shkaqeve të aksidentit tragjik ajror që ndodhi më 6 prill 2016 dhe që i mori jetën 2 pilotëve, ndërsa një tjetër është plagosur.
“Po bëjmë maksimumin me Prokurorinë që çështja të zbardhet” është shprehur Kodheli.
The post Rrëzimi i helikopterit: Shqipëria kërkon mbështetjen e Francës për zbardhjen e ngjarjes appeared first on Lajminet.