04,05,2024

Nxirret nga liqeni i Shkodrës, helikopteri i rrëzuar

Must Read
Liqeni i Shkodres

Forcat e ushtrisë, polumbarët e RENEA-s dhe policia bënë të mundur nxjerrjen e helikopterit nga rreth 7 metra thellësi.

Në këtë operacion morën pjesë edhe përfaqësues të kompanisë franceze “Eurocopter”, e cila ka prodhuar mjetin fluturues të cilin Forcat e Armatosura shqiptare e morën në dorëzim në nëntor të 2015-ës.

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ndoqën gjithashtu nga afër këtë operacion.

Analizimi i kutisë së zezë të helikopterit pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e rënies së tij.

Nga rrëzimi i helikopterit për motive ende të pazbuluara, humbën jetën dy pilotët, kapiteni Floran Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur ushtari profesionist Gerald Baramuça

Ushtarakët ndodheshin në një fluturim stërvitor për operacionet e kërkim shpëtimit.

The post Nxirret nga liqeni i Shkodrës, helikopteri i rrëzuar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img