Mbrëmë ,më 07/04/16, me fillim në ora 19:00 në pallatin e sportit “Karagaç” në Pejë është zhvilluar ndeshja e parë e finales së play off-it në volejboll, në mes të klubit të volejbollit “Besa ” nga Peja dhe klubit “Luboteni ” nga Ferizaj .
Kjo lojë ka përfunduar me rezultat 3:1 të mirë të klubit pejan.
Mirëpo burimet tona brenda Federatës së Volejbollit dhe klubit “Luboteni” bëjnë të ditur që KV “Luboteni ” ka paraqitur ankesë në federatën e volejbollit , respektivisht pranë komisarit të garave të kësaj federate .
KV Luboteni pretendon se KV “Besa” gjatë ndeshjes së mbrëmshme ka bërë shkelje të rëndë të rregullores teknike, propozicioneve të garave duke angazhuar dy lojtarë Libero në lojë. Me këtë veprim është shkel rëndë neni i rregullores mbi propozicionet e garave që është në fuqi nga Shtatori i vitit 2015 . Ankesa është bazuar në Aneks Propozicionin pë Gara të Fewderatës së Volejbollit të Kosovës, Neni 3 ku thuhet:
” Ekipa në formacion mund të këtë maksimum 2 libero ( aktiv dhe rezervë) vetëm në rast se ekipi numëron 12 lojtarë -re ”
Ndërsa ekipi pejan ka angazhuar 2 libero në lojë, duke pasur vetëm 11 lojtarë .
Nëse Federata e Volejbollit dhe organet e sajë veprojnë si në rastet e kaluara,atëherë ndeshja e mbrëmshme duhet të regjistrohet në favor të ekipi ferizajas.
Ditë më parë Federata e Volejbollit të Kosovës për gabime teknike dënoi KV “Luboteni” dhe i pikët u regjistruan në favor të ekipit KV ” Prishtina Wolley” apo siç quhet “fitore në tavolinë”