Kryetari i komunës qendër dhe funksionar i opozitës maqedonase Andrej Zhernovski ka komentuar sjelljen e Bashkësisë Ndërkombëtare në Maqedoni duke toleruar ish kryeministrin Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Gruevskin Bashkësia Ndërkombëtare e njeh shumë mirë. Ai me kokëfortësi i la listat të pa pastruara dhe pengoi reformat në media. Bashkësia Ndërkombëtare gjithashtu e di se çka mund të bëj Gruevski dhe sa është i gatshëm të shpëtoj lëkurën e tij” tha mes tjerash Zhernovski.