10,09,2025

Ramiz Kelmendi synon pozitën e zëvendëskryeministrit

Must Read

Ramiz-Kelmendi

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, po synon që ta marrë një nga pozitat kryesore në qeverinë e Kosovës, të lëna bosh nga Hashim Thaçi, i cili sot u betua si president i ri i vendit.

Burime të lajmi.net, brenda PDK-së, kanë bërë të ditur se Kelmendi, i cili kishte lënë AAK-në për t’iu bashkangjitur ekipit të Hashim Thaçit në zgjedhjet e kaluara parlamentare, po kërkon post ekzekutiv, dhe hiç më pak se atë të numrit dy të qeverisë.

Kelmendi, ditë më parë kishte kërcënuar partinë e tij me largim, nëse nuk i plotësohej kërkesa për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar të drejtuar nga Isa Mustafa.

Ai edhe vet e ka pohuar se në PDK ka shkuar për post ekzekutiv, bile të atillë përmes të cilit do t’i koordinonte disa ministri.

“Në këto momente Kosova ka nevojë për dikë që e di se zi bëhet zhvillimi ekonomik. Në momentin kur mua më është premtuar një pozicion i koordinimit pozitiv të disa dikastereve qeveritare në funksion të ngritjes ekonomi, kam menduar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, duke bashkëpunuar me disa ministri”, kishte thënë Kelmendi të nesërmën e publikimit të lajmit në media se ai po përgatiste dorëheqjen nga PDK.

Deputeti pejan i cili ka në pronësi një nga bizneset më të mëdha në Kosovë, atë “ELKOS”, në PDK kishte kaluar nga mesi i vitit 2014, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Tani ende pa i bërë dy vite në parti, Kelmendi po kërkon që t’i besohet pozita kryesore e PDK-së në qeveri. /lajmi.net

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img