23,12,2024

I thanë të shkonte në Siri për t’i ikur fukarallëkut në Kosovë, tash akuzohet për terrorizëm

Must Read

isis002-780x439

Mentor Zejnullahu ishte nisur drejt Sirisë i nxitur nga Ridvan Haqifi me fjalët “hiqju fukarallëkut në Kosovë”. Ndaj Zejnullahut është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale për organizim pjesëmarrje në grup terrorist në tentativë.

Sipas Speciales, Zejnullahu më 29 gusht të vitit të kaluar ishte nisur drejt Tiranës me qëllimin për të shkuar në Turqi e më pas në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, por udhëtimi i tij kishte përfunduar në Aeroportin “Nëne Tereza” të kryeqytetit shqiptar, pasi ai nuk ishte lejuar të udhëtojë nga Policia e Shqipërisë.

Aktakuza sqaron se në deklarimin e tij në Prokurori, Zejnullahu kishte thënë se para një viti kishte nisur t’i kryejë ritet fetare së pari në xhaminë e fshatit Tërpezë të Vitisë, e pastaj edhe në atë “El Kudus” të Gjilanit, ku ndiqte ligjëratat e imamit të akuzuar për rekrutim në terrorizëm Zeqirja Qazimi.

Në aktakuzë bëhet me dije se Mentor Zejnullahu kishte kontakte edhe me Ridvan e Astrit Haqifin, të cilën derisa ishin në Kosovë i kishin thënë Zejnullahut se jeta në Siri është më e mirë duke e nxitur që të shkojë atje për t’iu hequr fukarallëkut në Kosovë.

Haqifët e kishin udhëzuar Zejnullahun që të nxjerrë biletën për Stamboll dhe pastaj të udhëtojë drejt Gazientepit të Turqisë, ku do të telefononte disa njerëz për ta dërguar në Siri.

Në deklaratën në prokurori Mentor Zejnullahu kishte thënë se kishte tentuar të nisej drejt Stambollit pasi kishte nxjerrë biletën e aeroplanit në Tiranë me vetëm 177 euro, të cilat i kishte marrë borxh. /Kallxo.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img