10,09,2025

Prokuroi në rastin e Kallashit nën hetime për “sjellje të pahijshme”

Must Read

KALL

Prokuroi Beqë Shala ka përfunduar nën hetime nga Zyra e Prokurorit Disiplinor me dyshimet se ka kryer shkelje të pahijshme gjatë trajtimit të rastit “Cobra City”.

Lokali i njohur për shkak të valltares Donjeta Kosumi – Kallashi, “Cobra City” ishte bastisur shtatorit të vitit që lamë pas. Aksioni kishte perfunduar me arrestimin e Dibran Hoxhës, truproja e Kallashit, dhe vet valltares, e cila më pas ishte lenë e lirë.

Hoxha ishte ndalë në paraburgim, e për këtë një hulumtim i një emisioni për drejtësi kishte raportuar për parregullsi gjatë trajtimit të çështjes së paraburgimit të tij.

Prokurori Beqë Shala kishte kërkuar ndërprerjen e paraburgimit për Hoxhën me arsyetimin se kushtet për paraburgim kishin përfunduar, shkruan Kallxo.com. Derisa, raportimi në fjalë kishte siguruar prova se njëri nga kushtet kryesore, ai i intervistimit të palës së dëmtuar, nuk ishte përmbushur në kohën kur prokurori kërkoi ndërprerjen e arrestit.

Veprimet e prokurorisë në atë kohë ishin kritikuar nga drejtori rajonal i Prizreni Nexhmi Krasniqi i cili kishte rrëfyer për të kaluarën kriminale të grupit.

Ndërsa, kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha kishte pretenduar se çdo gjë rreth trajtimit të rastit të Dibran Hoxhës kishte qenë në rregull me procedurat ligjore.

Por, së fundi Zyra e Prokurorit Disiplinor, ka njoftuar se bazuar në të gjeturat e raportuara kjo zyrë ka arritur në konstatimin se prokurori kishte kryer “sjellje të pahijshme” dhe i njëjti me rekomandim të ZPD’së është dërguar në Komisionin Disiplinor të KPK’së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img