18,12,2024

“RTK mbolli pisha 3 fish më shtrenjtë se vlera e tregut”

Must Read

RTK1-735x400

Sindikata e Pavarur e RTK-së, përmes një komunikate dërguar mediave, ka reaguar ndaj kostos, siç e quajnë ata, “marramendëse” të kontratës së realizuar gjatë vitit 2015 për mbjelljen e pishave në oborrin e RTK-Radios.
Mbjellja e këtyre pishave, sipas SPRTK-së, i ka kushtuar buxhetit të RTK-së 6120 euro.
“Çmimi i një pishe i llojit dhe madhësisë së përafërt me ato të mbjella në oborrin e RTK-Radios (shih më poshtë foton), në tregun me pakicë sillet prej 3 deri në 5 euro. Kostoja e rreth 300 pishave të mbjella, nuk do të duhej të kalonte shumën e 1500 eurove”, thotë SPRTK në reagimin e saj.

Gjithashtu, SPRTK thotë se për zbukurimin e objektit të RTK-Radios për festën e Vitit të Ri 2016, Menaxhmenti ka shpenzuar 3500 euro, derisa thekson se “në anën tjetër të punësuarit janë përballur me mungesë të kushteve elementare të punës për shkak të mospagesës së ujit, mbeturinave, mirëmbajtjes së liftit, mosregjistrimit të veturave etj”.
“Këto janë vetëm disa prej arsyeve të shumta pse në RTK duhet urgjentisht të hetohet për çdo euro të shpenzuar”, thekson në fund SPRTK.

20160405151849386 20160405151953193

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img