18,12,2024

UShAF, marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “SELA IMPEX” nga Ferizaj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka lidhur edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi që do të japë mundësi të reja për mësimin praktik për studentët e Universitetit në Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “SELA IMPEX” në Ferizaj.

Qëllimi i kryerjes së mësimit praktik ka të bëjë me lidhshmërinë e mësim nxënies teorike me punë praktike, për arritje më të mëdha dhe avancim të diturisë, të parapara me planet dhe programet mësimore të Fakultetit, por edhe dobiprurëse për një progres më të mirë ekonomik.

Rektori i UShAF, z. Agron Bajraktari, falënderoi Ndërmarrjen që ka vendosur të hapë dyert e biznesit për studentët, ndërsa theksoi se pa përkrahjen e bizneseve, përgatitja e studentëve për tregun e punës do të ishte e mangët.

“Marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për ne, për studentët, por besoj edhe për vet bizneset, sepse sa më të përgatitur që do të jenë studentët sot, aq më e zhvilluar do të jetë ekonomia dhe industria nesër. Me kuadra të përgatitura mirë do të garantojmë fuqizim ekonomik të familjeve dhe shtetit të Kosovës”, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, përfaqësuesi i Ndërmarrjes “SELA IMPEX”, z. Bekim Musliu u shpreh i kënaqur që edhe kjo ndërmarrje po bëhet pjesë e Universitetit për të dhënë kontributin për rritën dhe zhvillimin e tij.

Përveç punës praktike, studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të kenë edhe një mundësi më shumë për zhvillimin e temave të tyre të diplomës në këtë Ndërmarrje, ndërsa Universiteti do të vë në dispozicion stafin akademik për zgjidhjen e problemeve dhe vështirësive të Ndërmarrjes.

 

USHAF 12670674_928487553933995_2104317998097752751_n 12924340_928487657267318_7344272245315501530_n 12472276_928487960600621_6682398920786542312_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img