Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka zgjedhur Emrush Ujkanin, ekspert për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Flora Brovina, kryetare e këtij komisioni tha se në këtë projektligj duhet të përfshihen edhe personat tjerë qëranë për lirinë e Kosovës, qoftë nëpër burgje, qoftë duke rezistuar me protesta apo që janë plagosur gjatë rezistencës së viteve të mëhershme.
“Në burgjet e ish-Jugosllavisë nga tortura vdiq i pari i torturuar në vitin 65 e tutje dhe gjithsej janë 245 persona të evidentuar, që ranë si dëshmorë, heronj. Duke numëruar dhe Zahir Parazitin ose dëshmoret e tjerë të lirisë dhe ne demonstrata e kudo. Ndërsa nga personat të cilët nga plagët e marra nga këto ballafaqime të rezistencës për lirinë e Kosovës, kishte gjithsej 250 të plagosur, nder ta edhe të varur nga karroca e të cilët kanë nevojë për përkrahje si invalidë të kësaj rezistence”, tha Brovina.
Brovina kërkoi që të përshpejtohet ky ligj së bashku me ligjin për persona me aftësi të kufizuara, në të cilin tha se është kërkuar të përfshihen edhe fëmijët me autizëm.
“Së bashku me komisionin për të drejtat e njeriut dhe komisionin kulturë dhe arsim, duhet të organizojmë një konferencë, që të zgjojmë vetëdijesimin e popullatës dhe të kontribuojmë në mbledhjen e fondeve, për një qasje ndryshe ndaj personave autist, pasi që me parullën, “Përtej murit ka shpresa”, artistet gjithnjë kanë shpresa se një ditë, do të bëhen pjesë e shoqërisë dhe të aftë të paktën për vetveten. Duke e plotësuar këtë ligj dhe duke i dhënë mundësi këtyre personave. Ne do të kontribuojmë që të kemi dhe një sukse s apo qëndrim ndryshme, ndaj kësaj kategorie që pret përkrahjen tonë“, tha Brovina.
Edhe Njomëza Emini, anëtare e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, tha se personat me aftësi të kufizuara gjenden para sfidave të shumta, sidomos sa i përket punësimit nëpër institucione publike e private.
“Kjo kategorie personave me aftësi të kufizuara ka sfida të shumta, e posaçërisht sa i përket punësimit të tyre në institucionet publike dhe private. Por ajo çka ne e kemi obligim, është të shohim dhe harmonizojmë edhe me standardet që i kërkon dhe Bashkimi Evropian, por edhe me rrethanat tona këtu në Kosovë, që t’i korporojmë të gjitha rekomandimet, që dolën nga organizatat që grumbullojnë personat me aftësi të kufizuara. Pajtohem edhe unë që kjo kategori, që jeni taku dhe me familja ret e autizmit atëherë të përfshihen”, tha ajo