19,12,2024

VV: U dëshmua edhe njëherë, Gjykata Kushtetuese është e kapur nga pushteti

Must Read

vet_1455885713-6155818

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Gjykata Kushtetuese as kësaj radhe nuk u mor me substancën, me faktet dhe argumentet që përmbante kërkesa.

Sipas VV-së, po të ishte marrë me trajtimin e substancës, pashmangshëm nuk do të mund ta shpallte si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit President.

Po sipas VV-së, kur rastet që dërgohen në Gjykatë Kushtetuese janë të ndjeshme politikisht, dhe kur prekin personat e pushtetshëm në Kosovë, Gjykata po i shpallë si “qartazi të pabazuara”, për shkak se nuk ka guxim t’i trajtojë argumentet që paraqiten në to.

Kështu, sipas VV-së, GJK-ja kishte vepruar edhe në vitin 2013 kur Lëvizja Vetëvendosje kishte dërguar Marrëveshjen e 19 prillit, e edhe atëherë kur Avokati i Popullit kishte kontestuar vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtarë, që e pati bërë Presidentja Jahjaga.

“Në rastin e parë, e demantoi vetveten Gjykata kur e trajtoi marrëveshjen për “Zajednicën”, e në rastin e dytë doli që Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani kishte bërë falsifikim”, thuhet në reagimin e VV-së.

Përmes këtij aktvendimi, shtohet në reagimin e VV-së, Gjykata Kushtetuese ra në kundërshtim me vendimin e vetë paraprak, për rastin Pacolli.

“Kjo na tregon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet, dhe vendimet që merr domosdo ju shkojnë për shtati atyre”, shtohet më tej në reagim.

“Aktvendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është absurd, kontradiktor dhe i pabazë. Gjykata me këtë rast po dëshiron të i ikë përgjegjësisë që ka, duke mos guxuar ta trajtojë lëndën. U dëshmua edhe njëherë ajo që Lëvizja Vetëvendosje e thotë tash e sa kohë: Gjykata Kushtetuese është e kapur nga pushteti. Me një pushtet të tillë që kontrollon secilin institucion që duhej të ishte i pavarur, është e pamundur të kemi drejtësi, zhvillim e barazi”, përfundohet në reagimin e VV-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img