10,09,2025

Rasti “Apex” kthehet në rigjykim

Must Read

aaaa-1-780x439

Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar ka vendosur që rasti “Apex” të kthehet në rigjykim.

Ankesën në Gjykatë të Apelit e kishte bërë Prokuroria pasi që Gjykata Themelore e kishte hedhur poshtë aktakuzën si të paafatshme.

Aktakuza është ngritur më 3 prill të vitit të kaluar kundër 11 të pandehurve, të cilët akuzohen për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penale.

Mbrojtja më pas i ka parashtruar kundërshtimet e veta ndaj aktakuzës në fjalë.

Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën si të paafatshme me arsyetimin se PSRK-ja e kishte ngritur aktakuzën pas skadimit të afatit prej dy vjetësh për zhvillimin e hetimeve.

“Kolegji i Apelit, megjithatë, me shumicë votash ka konstatuar se ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat e justifikojnë pranimin e Aktakuzës së ngritur me vonesë prej pak ditësh. Gjykata e Apelit konsideron se vonesa prej pak ditësh nuk i privon të pandehurit nga e drejta për një gjykim të drejtë. Lënda i është kthyer Kryetarit të Trupit Gjykues për shqyrtimin e kundërshtimeve të tjera të aktakuzës, të bëra nga ana e mbrojtjes (dyshimi i bazuar mirë dhe pranueshmëria e provave)”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img