27,08,2025

Burg vajzës që dogji makinat: Ish-i dhe babai i tij më dhunuan

Must Read

dasara-e-filipi1

23-vjeçarja Desara Mancellari e cila disa ditë më parë i vuri flakën 4 makinave të babait të ish-të dashurit të saj, do të qëndrojë në burg.
Gjykata e Tiranës vendosi ndaj saj masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Nëpërmjet avokatit të saj e reja i ka qëndruar versionit se e ka bërë këtë veprim për të marrë hak ndaj ish-të dashurit të saj 22-vjeçar Filip Papajani dhe babait të tij. Sipas 23-vjeçares, ata i bënin presion dhe e kishin dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht. Sipas avokatit të Mancellarit, ajo i ka dhënë fund lidhjes për shkak të këtyre presioneve, dhe ka qenë djali ai që ka dashur rikthimin e saj, ndryshe nga sa u pretendua në fillim, se Desara i kishte djegur makinat pasi i riu nuk i jepte shpjegime për arsyen ose ai ishte ndarë.

Sipas organit të akuzës, Desara Mancellari e ka planifikuar djegien e makinave prej dy ditësh, ku fillimisht kishte blerë benzinë në një karburant në kryeqytet.

Avokati ka kërkuar një masë më lehtësuese për 23-vjeçaren, ku shtoi se gabimi i vetëm i saj ishte që nuk e denoncoi më parë dhunën që ishte ushtruar ndaj saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img