26,11,2024

Deportimi i refugjatëve nga Greqia në Turqi filloi sot

Must Read

Deportimi-Turqi-690x380

Nën masa të larta sigurie, policët në ishujt grekë të Lesbos kanë vënë njerëzit në anije për t’i kthyer në Turqi, i pari deportim që po bëhet me një plan të Bashkimit Europian  për të frenuar rrjedhën e refugjatëve në Europë, raporton Al  Jazeera.

Dëshmitarët raportojnë se kanë parë dy anije duke lundruar pasi policia  hipi njerëzit që kishin arritur me autobusë.

“Të gjithë emigrantët e kthyer janë nga Pakistani , për dallim prej dy emigrantëve që ishin nga Siria dhe u kthyen vullnetarisht,” Giorgis Kyritsis,  zëdhënës i komitetit qeveritar për kirzën e emigrantëve, i ka thënë televizionit shtetëror, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Kyritsis ka thënë se 136 persona janë depërtuar nga Lesbos dhe 66 nga ishulli i afërt i Chios, ku policia u përlesh me banorët rezidentë disa orë më herët gjatë një proteste kundër dëbimeve.

Marrëveshja për t’i dërguar njerëzit pas përsëri nëpërmjet Detit Egje është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave për arsye etnike.

Agjencia e lajmeve AFP të hënën  tha se dy anije turke në Lesbos dhe një tjetër në Chios  erdhën për të marr refugjatët  dhe atë do të jenë të shoqëruar nga eskorta policore.

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala  ka thënë se vendi i tij është gati për të pranuar 500 refugjatë të hënën  dhe autoritetet greke kanë dhënë 400 emra edhe pse numri i tyre mund të ndryshoj, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img