03,05,2024

Digjet vetura e 30 mijë eurove në Prishtinë

Must Read

digjet

Kësaj radhe vetura e djegur nuk është e ndonjë zyrtari të partive politike, por e një qytetareje të Prishtinës. Vlera e veturës së djegur është rreth 30 mijë euro.

Në rrugën Fadil Bala në Prishtinë të premten një femër ka raportuar në polici se i është djegur në rrethana të panjohura vetura e tipit Audi A7.

Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku më zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës vlera e makinës sillet të jetë afro 30.000 euro. Nga ky rast nuk raportohet për asnjë të lënduar. Policia njofton se hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img