19,12,2024

Koci: Gjykata Speciale nuk do të trondit skenën politike ashtu siç po flitet

Must Read

koci-arrestimi-i-padrejt-euml-i-kadaj-bujupit-euml-sht-euml-i-padrejt-euml-por-dhuna-euml-sht-euml-rr-euml-nim-i-kosov-euml-s_hd

Avokati i njohur Arianit Koci, në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka deklaruar se nuk pret që Gjykata Speciale do ta trondis skenën politike kosovare, ashtu siç po aludohet në media.

Koci ka thënë se ndikimet politike në këtë proces nuk do të mungojnë, por skena politike nuk do të tronditet ashtu siç po thuhet dhe flitet.

Ai është shprehur i bindur se edhe me Gjykatën Speciale UÇK-ja do të arrijë ta pastrojë emrin e vet, sikur në rastin Haradinaj.

“Fuqishëm besoj se UÇK-ja do ta pastrojë emrin e vet. Besoj se çdo ish-ushtar i UÇK-së, në këtë rast do të veprojë burrërisht sikur Ramush Haradinaj me Hagën dhe do të kthehet faqebardhë si z.Ramush Haradinaj”, deklaroi Koci.

Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk është pajtuar me këtë format të Gjykatës Speciale, meqë këtu gjykohen vetëm shqiptarët, përderisa botërisht dihet se krime kanë kryer serbët.

“Këtu gjykohen vetëm shqiptarët dhe krime dihet se kanë kryer serbët. Nuk isha pro kësaj gjykate në këtë format siç është”, tha Koci për Radio Dukagjinin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img