Me daten 28.10 2026, policia në Ferizaj, në kuadër të planit operativ për parandalimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, ka realizuar kontrolle në lokacione të frekuentuara nga të rinjtë.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë iniciuar katër raste penale: dy për posedim të paautorizuar të narkotikëve, një për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të tyre, si dhe një për posedim të paautorizuar të armëve.
Të dyshuar në këto raste janë personat me inicialet D.B. (19 vjeç), E.C. (21 vjeç) dhe E.M. (25 vjeç).
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në konsultim me prokurorin e shtetit, duke ritheksuar përkushtimin për parandalimin e veprave penale dhe rritjen e sigurisë, veçanërisht për të rinjtë.




