Atentat kundër Abdullah Prapashticës me urdhërin e Ministrit të brendëshëm federativ, Dobroslav Ćulafić

Share

Autor: Faton Topalli

Më 21 tetor 1987, kundër Abdullah Prapashticës u krye një atentat. Atentati ishte urdhëruar nga ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Dobroslav Ćulafić .

Bozhidar Spasiqi, në librin «Bukla që flet», e përshkruan kështu operacionin: «Operativistët u nisën për ta kapur Prapashticën…Në podrumin e shtëpisë së tij i vendosën pritën, e sulmojnë… por ai lufton si luan. Përpiqen ta dehin (me mjete kimike), mirëpo as kjo nuk u shkon përdore…»
Në të njëjtin rrëfim, Spasiqi thotë se Abdullahun e kishte njohur në një kurs në Beograd. Ai e cilëson Prapashticën si njërin ndër shqiptarët më inteligjentë që kishte pasur seksioni i Sigurimit të Shtetit në Prishtinë dhe si njërin ndër organizatorët kryesorë të demonstratave masive të vitit 1981.
Sipas shkresës së datës 12 nëntor 1987, Zyra e Policisë Kriminale të Landit Baden-Württemberg i përcolli Prokurorisë së Heilbronnit raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në dokumentacionin e cituar, sulmi i 21 tetorit 1987 trajtohet si «përpjekje për vrasje».
Edhe gazeta «Stuttgarter Zeitung», më 23 tetor 1987, raportonte se 31-vjeçari ishte sulmuar brutalisht me një shufër hekuri në banesën e tij, në rrugën Jakob-Lober-Strasse, në Bietigheim-Bissingen.
Tri figurat kryesore të luftës në Kosovë, Hashim Thaçi, Azem Syla dhe Kadri Veseli, e angazhuan në UÇK, në praninë e Hamzë Morinës në Zvicer. Ai ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm dhe pas luftës ndihmësministër i Mbrojtjes.

UDB edhe sot e lufton duke përhapur lajme të rrejshme, se ishte njeri i saj.

Vëllau i Abdullah Prapashticës, Ademi u dënua me 11 vite burg, 5 prej të cilave i mbajti në vetmi.

Të ngjashme: