Ferizaj nuk ka arritur të triumfoj në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
“Ujqit” janë mposhtur 1-2 nga Dukagjini në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Kushtrim Shabani teksa për ekipin nga Klina realizuan Altin Mërlaku dhe Hekuran Berisha. Ky i fundit realizoi një super gol nga gjysma e fushës duke e shfrytëzuar në maksimumin gabimin e portierit ferizajas.
Megjithatë fundi i ndeshjes u përcoll me tension.
Për disa çaste futbollistët e Ferizajt lëshuan fushën në shenjë protestë për ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor Genc Nuza.
Ferizajasit pretenduan për një penallti e cila nuk u akordua nga Nuza.
Ferizaj dështoi për herë të tretë në histori të klubit në finale të Kupës së Kosovës.

