Mbyllet “A.B.A Profesional School” në Ferizaj – dyshohet se lëshonte diploma false, arrestohet pronari

Share

Një aksion i Policisë Kufitare dhe Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit ka zbuluar një skemë të dyshuar të falsifikimit të diplomave në Ferizaj, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se më 7 maj 2026, hetuesit policorë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Inspektoratin e MASHT-it, kanë kryer kontroll në institucionin privat “A.B.A Profesional School” në Ferizaj.

Sipas informatave, kontrollet janë realizuar pas dyshimeve se institucioni në fjalë kishte lëshuar diploma të shkollave profesionale të falsifikuara.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar:

diploma që dyshohet se janë të falsifikuara,

dëftesa dhe dokumente që lidhen me pagesat për pajisje me diploma,

si dhe librin e protokollit me listën e kandidatëve që dyshohet se janë pajisur me këto dokumente.

Pas analizimit të gjetjeve në terren, Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka marrë vendim për mbylljen e institucionit dhe anulimin e aktivitetit të tij.

Në lidhje me rastin është intervistuar pronari i institucionit, Ramadan Berisha (1960), i cili është marrë në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin e falsifikimit të dokumenteve janë duke vazhduar.

Të ngjashme: