Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka filluar një aksion për heqjen e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Aksioni ka nisur në rrugën “Brigada 161”, ku është evidentuar një numër i konsiderueshëm reklamash të paligjshme.
Sipas Kryeinspektorit, Feriz Hyseni, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihet në të gjithë territorin e komunës.
Ai theksoi se ky veprim po ndërmerret me qëllim të lirimit dhe rregullimit të hapësirave publike, si dhe garantimit të zbatimit të ligjit nga të gjithë subjektet.
Inspektorati njofton se aksioni do të vazhdojë me heqjen e të gjitha reklamave që nuk janë të pajisura me leje nga Drejtoria e Urbanizimit në Ferizaj.

