Ndërpritet uji në fshatin Varosh, s`dihet kur rikthehet furnizimi

Share

KRU Bifurkacioni ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në fshatin Varosh të Ferizajt.

Arsye për këtë është një defekt në sistemin e energjisë elektrike tek stacioni i pompimit.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të një defekti në sistemin e energjisë elektrike tek stacioni i pompimit, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Varosh.

Me rastin e rregullimit të defektit nga ekipet e KEDS do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, i cili nuk varet nga ne”, thuhet në njoftimin e KRU Bifurkacioni.

Të ngjashme: