Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Share

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes si dështim i zgjedhjes së presidentit, pati konstatuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj kur e shpalli të pavlefshëm dekretin e ish-presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Kushti ishte që për t’i shmangur zgjedhjet, Kuvendi ta zgjidhte një president deri më 28 prill. Pasi kjo dështoi, Kosova ka hyrë në afatin e ri prej 45 ditësh për organizimin e zgjedhjeve.

Kjo nënkupton që e diela e fundit brenda këtij afati të jetë 7 qershori.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë u shpreh i gatshëm për organizim të zgjedhjeve të reja. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se meqë në këtë vit nuk janë planifikuar zgjedhje, nuk është ndarë as buxhet për organizimin e tyre. Sipas tij, kostoja e përafërt do të jetë 10 milionë euro.

Të ngjashme: