Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më datën 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç).
Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët”, thuhet në raportin e Policisë.

