Një konflikt familjar për çështje pronësore ka eskaluar në kërcënime serioze në Ferizaj, duke përfunduar me arrestimin e një personi.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill rreth orës 22:35 në rrugën “Hysni Guta”, në fshatin Nerodime e Ulët.
S. I, rreth 51-vjeçar, vëllai i tij I. I., rreth 48-vjeçar ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka kanosur me fjalë të rënda, në vazhdën e një mosmarrëveshjeje për prona që është në pritje të vendimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Siç mëson Sinjali, policia ka siguruar edhe video-incizime me zë, ku i dyshuari dëgjohet duke bërtitur dhe duke u drejtuar me fjalët: “O vranem o ko me ju vra”, si dhe “E shihni nesër krejtve ko me ju kall”.
Pas ndërhyrjes së njësive hetimore dhe intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.
Rasti është në procedurë hetimore.

