Palestra Bill Clinton arenë e “Final4” të Kupës së Kosovës në hendboll

Share

Klubi i Hendbollit, Kastrioti, është zgjedhur organizator i “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll!

Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të jetë arena ku do të zhvillohen ndeshjet vendimtare të Kupës më 25 dhe 26 prill.

Klubi me traditë në hendbollit kosovar Kastrioti do të kërkojnë trofeun e kupës pasi është një nga skuadrat gjysmëfinaliste.

Kastrioti për një vend në finale do të duelojë me KH Rahovecin.

Gjysmëfinalja tjetër është Besa Famgas – Prishtina.

Në Ferizaj do të zhvillohet edhe “Final4” i Kupës edhe në konkurrencën e femrave.

Ndeshjet gjysmëfinale janë Istogu – Shqiponja dhe Ferizaj – Samadrexha.

Të ngjashme: