Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka nisur me fitore parakualifikimet për Botërorin 2028, duke treguar dominim total ndaj Gjibraltarit.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Agon Ramadani, Kosova fitoi me një rezultat spektakolar 11-0, duke treguar qartë se synon të jetë një nga favoritët e Grupit D.
Ndeshja u zhvillua në Igalo të Malit të Zi, që është nikoqire e këtij grupi, dhe në të marrin pjesë edhe Austria dhe Mali i Zi.
Drilon Maxharraj shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar tri gola, ndërsa Shefki Kameri kontribuoi me dy gola. Fitorja u kompletua edhe me golat e Ylli Mazrekut, Ramadan Alajt, Drilon Haxhijaj, Shqiprim Imerit, si dhe një autogol të Alan Parker.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të zhvillohet më 10 prill kundër Austrisë, duke nisur nga ora 16:30. Në të njëjtën ditë, Mali i Zi do të përballet me Gjibraltarin në orën 19:30.
Ndërsa ndeshja e fundit të fazës grupore, Kosova e luan më 12 prill kundër Malit të Zi.
Sistemi i kualifikimeve parashikon që dy skuadrat e para të grupit avancojnë në raundin kryesor.
Shorti për këtë raund do të tërhiqet më 19 qershor, duke hapur një tjetër fazë të rëndësishme drejt Botërorit 2028.

