Ferizaj ka mposhtur Llapin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
“Ujqit” triumfuan 2-1 në udhëtim për të bërë një hap të madh drejt finales.
Pas autogolit të Muhamet Hysenit në pjesën e parë Ferizaj dyfishoi epërsinë me anë të Kushtrim Shabanit. Për Llapin shënoi Besar Musolli.
Ndeshja e kthimit mes Ferizajt dhe Llapit zhvillohet javën e ardhshme.

