Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje që dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Ferizaj

Share

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale „Vjedhje”.

Sipas autorizimit të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2026 në një qendër tregtare në Ferizaj. Fotoja e të dyshuarit është publikuar nga Policia e Kosovës.

Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.

Të ngjashme: